Pogradec/ Plagosi me thikë fqinjin, arrestohet 49 vjeçari me precedentë penalë

schedule12:18 - 10 Tetor, 2024

schedule 12:18 - 10 Tetor, 2024

Një 49 vjeçar në Pogradec është arrestuar pasi plagosi me thikë fqinjin e tij gjatë një konflikti të çastit. Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës në lagjen nr.4.

37-vjeçari po merr mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

49 vjeçari rezulton me precedentë të mëparshëm penalë për krime kundër personit.

Ai akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Ky shtetas ka precedent të mëparshëm, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”./abcnews.al