Zbulohet kanabis në katin e dytë të një magazine shtetërore/ Dy të arrestuar, AMP nis hetim

schedule10:21 - 10 Tetor, 2024

schedule 10:21 - 10 Tetor, 2024

Zbulohet në Tiranë një ambient për kultivimin e kanabisit. Kati i dytë i një magazine në zonën e Selitës përdorej për rritjen e bimëve narkotike.

Mësohet se dy persona janë vënë ne pranga, ndersa agjensia e mbikeqyrjes policore ka nisur hetime për oficeret e Komisariatit 2 që mbulon zonën, pasi nuk kanë zbuluar më herët këtë ambient për kultivimin e drogës.

“Kati i dytë i një magazine shtetërore është zbuluar në Tiranë, ishte përshtatur si laborator droge. Deri më tani, janë shoqëruar 6 persona, dy janë arrestuar. Kati i parë i kësaj ndërtese ishte në administrimin e ASHK, por nuk kishte lidhje me katin e dytë. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetim për agjentët e komisaratit nr.2, që mbulon zonën, nëse kanë pasur informacion se këtë magazinë kultivohej drogë dhe se nuk kanë vepruar më herët. Një nga drejtuesit e ASHK, që ishte punësuar në këtë institucion, ka qenë i pranishëm në këto ambiente, për të inspektuar katin e parë, është zbuluar edhe lënda narkotike dhe është njoftuar Policia e Shtetit. Personat e shoqëruar pritet të merren në pyetje”, raportoi gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!