Investime britanike në Kukës/ Ambasadori Abbott: Ngjallim shpresën tek të rinjtë për të ardhmen

schedule19:01 - 9 Tetor, 2024

schedule 19:01 - 9 Tetor, 2024

Mbretëria e Bashkuar do të jetë prezente në qarkun e Kukësit edhe për gjashtë vitet e ardhshme përmes projekteve mbështetëse me fokus rritjen e kapaciteteve dhe këshillim karriere për të rinjtë.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Nick Abbott tha se po synohet ngjallja e shpresës tek të rinjtë për një të ardhme ndryshe.

“Siç iu thashë edhe grupit të të rinjve, në përgjithësi synojmë të ngjallim shpresën për një të ardhme ndryshe. Për të ardhmen që është këtu në Shqipëri , veçanërisht këtu në Kukës. Ky rajon verior ka një kuptim të veçantë për ne. Ne e dimë që s’mund të zgjidhim këtë problem, por uroj që ne mund të kontribuojmë në një rajon ku njerëzit duan të jetojnë pranë familjeve të tyre dhe kenë një jetë normale si çdo njeri tjetër”, u shpreh ambasadori i Britanisë në Shqipëri.

Edhe për kryetarin e bashkisë, Albert Halilaj, këto projekte që janë implementuar prej dy vitesh në Kukës dhe të tjera që do jenë në vijimësi me fokus rininë janë shumë të rëndësishme

Në një panair pranë Pallatit të Kulturës, të pranishmit panë punimet e grupeve rinore dhe artizanëve të Kukësit që kanë përfituar ose janë në pritje të përfitimeve nga projektet mbështetëse.

/abcnews.al/