Pas molotovëve ndaj institucioneve dhe selisë rozë, këtë të martë demokratët nuk patën një plan B, për të vijuar atë që nisën mbrëmjen e së hënës.
Bojktoi i përkohëshm i Kuvendit u thye, të paktën tek Komisioni që e kërkuan vetë, ai për Sterilizimin dhe Check Up-in, që shkuan aty për ta bllokuar, por të ulur secili në karriget e veta, edhe ata që janë përjashtuar, si Zhupa apo Gjergji.
Vijimi i fjalimeve të tyre bënë që socialistët të bojkotonin mbledhjen dhe 5 dëshmiraët ikën pa u pyetur. Por demokratët janë të kënaqur me çfarë bënë në Tiranë.
“Mbrëmë dhatë leksionin më të mirë se çfarë është opozita! Ata, brëmë ishin ndërgjegjja e Kombit “
Fjala për vijimin e mosbindjes civile sërish iu la Berishës, që molotovët e fikur, premtoi të vijohen në forma të reja.
“Kemi ngujime përpara. Kemi greva. Kemi bllokime permanente rrugësh. Kemi 77 mënyra për mosbindje civile që do asfiksojnë dhe paralizojnë do të shkërmoqin narkodiktaturën dhe narkoshtetin e Edi Ramës”
Edhe përtej kryeqytetit.
“Së shpejti në mosbindje do kesh Shkodrën. Pastaj Durrësin. Vlorën. Kukësin. Tepelenën. Lezhën e me radhë në mbarë Shqipërinë.”
Aksioni i opozitërve nisi në parlament, me paralajmërimin se nuk do e ndërpresin, deri në plotësimin e kërkesës së tyre për qeveri teknike. Deri tani, arritën të ndërpresin për disa minuta vetëm trafikun në Tiranë./abcnews.al