Varrezë mesjetare në Durrës/ Arkeologët: Zbulimi, i rëndësishëm për informacione të reja

schedule13:45 - 8 Tetor, 2024

schedule 13:45 - 8 Tetor, 2024

Një varrezë e periudhës mesjetare është zbuluar së fundmi në Forumin Bizantin të qytetit të Durrësit, ku skuadra e arkeologëve po zhvillon ekspeditën e radhës ne harkun e dy viteve të fundit.

Gërmimet e reja janë përqendruar në pjesën jug-lindore të Forumit Bizantin.Arkeologia Brikena Shkodra thotë se qëllimi i kësaj ekspedite është të mblidhet sa më shumë informacion dhe të dhëna për të njohur më mirë historinë përgjatë antikitetit të vonë nga shekulli 6 deri në shekullin 14.

Forumi Bizantin, cili gjendet në qendër të qytetit ka shërbyer në periudhën e antikitetit si qendër për aktivitetet më të rëndësishme të kohës.

Gjatë gërmimeve ne këtë ekspedite, krahas disa skeletesh njerëzish, për të cilat arkeologia Shkodra thotë se janë më rëndësi, është zbuluar edhe një fragment që mendohet të jetë një objekt, por që ende nuk është përcaktuar nëse është banesë apo objekt social.

Gërmimet po kryhen në kuadër të projektit ‘Dyrraciumi në antikitetin e vonë”, i cili realizohet nga Instituti i Arkeologjisë me mbështetjen e Akademisë së Shkencave./abcnews.al