Ministri i Koresë së Jugut: Ushtarët e Koresë së Veriut mund të jenë mes të vrarëve në Ukrainë

schedule11:37 - 8 Tetor, 2024

schedule 11:37 - 8 Tetor, 2024

Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut, Kim Jong-hyun tha se është “shumë e mundshme” që ka ushtarë koreano-veriorë të vrarë në Ukrainë, ku ata u dërguan për të ndihmuar Rusinë.

Mediat ukrainase njoftuan këtë fundjavë se gjashtë oficerë të Koresë së Veriut u vranë në një sulm me raketa ukrainase pranë Donetskut, në Ukrainën lindore.

“Ne e vlerësojmë si shumë të mundshme që të ketë pasur viktima midis oficerëve dhe ushtarëve të Koresë së Veriut në Ukrainë,” tha një ministër i Koresë së Jugut në parlamentin në Seul.

Koreja e Jugut pret që Pheniani të dërgojë më shumë trupa në frontin ukrainas në mbështetje të Rusisë, e cila nisi një operacion ushtarak kundër Ukrainës në vitin 2022./abcnews.al