TIRANË- Tre efektivë të policisë së shtetit ndodhen në spitalin e Traumës, të cilët po marrin trajtim mjekësor.
Gazetarja e ABC News, Gerta Vasku, tha se gjithsej janë lënduar dhjetë efektivë të policisë, ndërsa shtatë prej tyre e kanë lënë spitalin.
Tre efektivët, të cilët po vijojnë të marrin trajtim në spital janë jashtë rrezikut për jetën.
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe kryepolici Ilir Proda vizituan nga afër efektivët e lënduar, ndërsa thanë se policia ka kryer detyrën me përgjegjësi të lartë.
Sipas Hoxhës, protesta e opozitës ishte e dhunshme dhe në kundërshtim të rregullave demokratike.