Protesta e opozitës, Minxhozi: Nuk ka qëndrueshmëri! Përse opozita nuk nxjerr nga shtëpitë as 10 % të asaj shifre që e kanë votuar?

schedule20:29 - 7 Tetor, 2024

schedule 20:29 - 7 Tetor, 2024

Është zhvilluar këtë të hënë protesta e thirrur nga opozita. Protestë e cila nisi përpara Kryeministrisë dhe që u shoqërua me hedhjen e molotovëve.

Protesta u shoqërua edhe më përplasje me efektivëve dhe protestuesve të dhunshëm. Në emisionin “Real Story” në ABC News, analisti Skënder Minxhozi, ndërsa komentoi këtë tubim të opozitës, u shpreh se në këtë protestë, duket sikur qeveria ishte lënë mënjanë pasi u krijua ideja e mbledhjes tek Kryeministria, por që më pas u godit selia e PS.

“ Po e shohim si; “Do të bëjmë një xhiro të dhunshme në Tiranë dhe do të djegim selitë e partive dhe çfarë të na dalë përpara”.  Duket që qeveria është lënë mënjanë si godinë, duket sikur nuk ishte fokusi aty. Ishte për të krijuar atë idenë që ne mblidhemi tek Kryeministria, por godasim selinë. Nga ana taktike po ta shohësh një protestë tradicionale, jep më shumë ide fuqie sesa shpërndarja në grupe të vogla. Pyetja ime është përse të duhen ty demokratë nga qytete të tjera? Përse nuk nxjerr dot sot pas 12 vitesh qëndrimi në opozitë nga shtëpitë 10 % të asaj shifre që të kanë votuar. Përse nuk nxjerr të paktën 10 % dhe me 18 apo 20 mijë vetë ne e dimë se si funksionon. Banorë të Tiranës që mund të rrinë këtu. Përse nuk ka qëndrueshmëri protesta? Dhe shkaku që nuk ka qëndrueshmëri kalon në akte të dhunshme”, tha ai./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!