Më shumë studentë në Tiranë/ Eksperti: Çmimet e apartamenteve me qira janë të larta. Ja zonat që ka pasur rritje

schedule14:31 - 7 Tetor, 2024

schedule 14:31 - 7 Tetor, 2024

Eksperti për pasuritë e paluajtshme, Fjordi Subashi thotë se kërkesa e studentëve për apartamente me qira është rritur. Në një intervistë për “Money Report” me gazetaren Genta Dobra, ai deklaroi se përveç studentëve vendas, ka një kërkesë në rritje edhe nga studentë nga të huaj, kryesisht italianë.

Ai thotë se çmimet e apartamenteve janë të larta për një student dhe se në disa zona kryesore, që ndodhen dhe më pranë universiteteve, çmimet variojnë mbi 350 euro e lart.

“Kërkesa është shtuar kryesisht për apartamente nga studentë që sapo kanë filluar studimet por gjithashtu gjithashtu edhe nga kërkesa e shtuar e studentëve të huaj në Shqipëri. Shtetasit italianë zënë një përqindje të lartë. Parapëlqejnë Unazën e Madhe, Unaza e re ku një apartament 1+1 varion nga 350-400 euro.

Në 21 Dhjetor ka kërkesë të lartë, Zogu i Zi, që janë nga 500 euro e lart në varësi të apartamentit. Ndërtimet e reja kanë luajtur një rol në rritje e çmimeve. Unaza e re ka pasur rritje, mund të gjeje apartament 250-300 euro sot e gjen 350-400 apo më lart.

Pjesa tjetër është pjesa e 5 majit, rruga Bardhyl, rruga e Dibrës ku kërkesa është e lartë dhe qiratë kanë qenë më të ulëta.“, u shpreh eksperti.

Më tej, ai foli edhe për shitjen e banesave teksa tha se kërkesa është stopuar prej disa muajsh si nga ana e shitësve dhe e blerësve për shkak të procesit të rivlerësimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!