Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha të premten se Beogradi nuk e armatosi ushtrinë ukrainase dhe se armët serbe nuk vranë separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.
Vuçiç tha se autoritetet kishin hetuar rastin dhe se asnjë armë tokësore e llojit të treguar në foto nuk ishte dërguar në Ukrainë ose Emiratet e Bashkuara Arabe. Një pjesë e këtyre armatimeve të paraqitura është pjesë e një serie prej 15,000 armësh, që u shitën nga Tehnoremont, në pronësi të Peter Crnogorac, pronar i kompanisë CPR Impeks, ku deri dje punonte nëna e Obradovic, tha Vuciç, duke aluduar për nënën e personit që ka nxjerrë dëshmi dhe dokumenta në media për skandalin e armëve.
Ai shtoi se Tehnoremont kishte blerë 15,000 nga këto armatime dhe ia kishte shitur kompanisë polake përmes Qipros. Arms Ëatch e Bullgarisë raportoi se ushtria ukrainase përdori armë kontrabandë të prodhuara në Serbi gjatë luftës në Donbas dhe foli për përfshirjen e babait të Ministrit të Brendshëm serb Branko Stefanoviç në shitjen e armëve. Eksportuesi, sipas raportit, ishte një kompani private serbe GIM e përfaqësuar nga Branko Stefanovic, babai i ministrit të brendshëm serb./abcnews.al