Aksident në aksin Levan-Tepelenë/ Makina del nga rruga, disa të lënduar

schedule14:36 - 6 Tetor, 2024

schedule 14:36 - 6 Tetor, 2024

Një aksident është regjistruar mesditën e së dielës në aksin Levan-Tepelenë.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një automjet ka dalë nga rruga. Shkak është bërë humbja e kontrollit të autoomjetit nga drejtuesi.

Të lënduar lehtë kanë mbetur drejtuesi dhe dy pasagjerët që ndodheshin në automjet. Ata janë dërguar në Spitalin Rajonal të Fierit.

Policia po heton për shkakun e rrethanave të aksidentit./abcnews.al