Konflikti në Lindjen e Mesme, Izraeli godet magazinat e armëve të Hezbollahut

schedule08:04 - 6 Tetor, 2024

schedule 08:04 - 6 Tetor, 2024

Ushtria izraelite (IDF) thotë se ka goditur “objektet e ruajtjes së armëve” dhe “lokacionet e infrastrukturës terroriste” që i përkasin Hezbollahut.

Sipas ushtrisë, janë marrë hapa të shumtë për të minimizuar viktimat nga radhët e civilëve, duke përfshirë “paralajmërimet për popullsinë në zonë”, shkruan Sky News.

“Organizata terroriste Hezbollah vendos qëllimisht objektet e saj të prodhimit të armëve dhe armatimin nën ndërtesat e banimit në zemër të qytetit të Bejrutit, duke vënë në rrezik popullsinë civile në zonë. IDF po vazhdon të operojë për të degraduar dhe çmontuar aftësitë e Hezbollahut.”, thuhet në deklaratën e ushtrisë.

Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike, e cila ka ulëse në Parlamentin libanez.

Rreth1.400 libanezë, përfshirë luftëtarë të Hezbollahut dhe civilë, janë vrarë dhe rreth 1.2 milionë të tjerë janë larguar nga shtëpitë e tyre që kur Izraeli intensifikoi sulmet ajrore në fund të shtatorit, me qëllim që të dëmtojë grupin e Hezbollahut dhe ta dëbojë atë nga kufiri.

Më herët gjatë javës, Izraeli nisi ofensivë tokësore në jug të Libanit. Në ditët e fundit, nëntë ushtarë izraelitë janë vrarë gjatë betejave me Hezbollahun në jug të Libanit, ka thënë ushtria./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!