Dëmtohen talentet e Dortmund, “Verdhezinjtë” humbasin “yjet” e sulmit

schedule20:24 - 4 Tetor, 2024

schedule 20:24 - 4 Tetor, 2024

Po kalonin një formë spektakolare, por për fat të kaq u ndalën nga dëmtimet.

Talentet e “Verdhezinjve” të Borussia Dortmund, Karim Adeyemi, Julian Duranville e Giovanni Reyna kanë “plagosur” jo pak organikën e djemve të teknikut Nuri Sahin, me strategun turk, i cili njoftoi mungesën e tre lojtarëve, të paktën për dy javët e ardhshme.

“Ne presim që Julien dhe Karim të jenë sërish të disponueshëm pas pushimit ndërkombëtar të nëntorit. Fatmirësisht, Giovanni u rikthye dhe gjërat po shkojnë në të njëjtën mënyrë për të”,- u shpreh Sahin.

Ndërkaq, kujtojmë se Adeyemi realizoi një tripletë në pjesën e parë të fitores 7-1, ndaj Celtic, mirëpo pas fillimit të pjesës së dytë, ai u detyrua të largohej nga fusha për shkak të lëndimit.

E njëjta situatë edhe për Duranville, i cili zëvëndësoi “pistonin” Adeyemi, megjithatë një dëmtim në ijë i vështirësoi jo pak minutat në fushën e blertë, ndërsa Giovanni Reyna u kthye në Borussia Dortmund në shtator nga një dëmtim i pësuar me kombëtaren amerikane dhe nuk ka luajtur asnjë ndeshje që atëherë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!