“21 Janari, Berisha duhet të shqetësohet”/ Gjikondi: Audiopërgjimi, pikë kthese në hetimin e çështjes

schedule18:39 - 4 Tetor, 2024

schedule 18:39 - 4 Tetor, 2024

Juristja Brizida Gjikondi thotë se audiopërgjimi lidhur me vrasjet në protestën e 21 Janarit, do të shërbejë si një pikë kthese në hetimin e kësaj çështjeje.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Gjikondi u shpreh se ish kryeministri Sali Berisha, ka arsye që të shqetësohet dhe shtoi se retorika e tij, është bërë agresive lidhur edhe me hetimin e 21 Janarit.

“Prej një viti, familja e të ndjerit Aleks Nika kishte folur për këtë provë të fortë. Prisnin që t’ia dorëzonin vetëm SPAK. Ata nuk kishin besim te Prokuroria e Tiranës, nga e cila ishin zvarritur hetimet prej vitesh. Ky regjistrim do bëjë kthesë të rëndësishme. Të mos ishte Gjykata e Strasburgut, nuk do kishim të mundur hetimin nga SPAK për 21 Janarin. Berisha ka shumë arsye për të qenë i shqetësuar. Këtë ka thënë edhe vendimi i Strasburgut, asnjë cënim i godinave, nuk mund të justufukojë vrasjen e personave. Vrasjet janë bërë pas përfundimit të protestës. Zinxhiri urdhërues ka qenë politik. Besoj se do kemi zhvillime. Jam e bindur se do kemi zhvillime. Për sa kohë SPAK e ka  marrë në hetim, kam përshtypjen se tani situata do marrë drejtim”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!