Luftimet në Liban/ Izraeli: Kemi vrarë 250 luftëtarë të Hezbollahut

schedule16:21 - 4 Tetor, 2024

schedule 16:21 - 4 Tetor, 2024

Ushtria izraelite pretendon se ka vrarë rreth 250 luftëtarë të Hezbollahut që kur forcat e saj hynë në Liban në fillim të kësaj jave.

“Një numër i komandantëve të batalionit dhe Hezbollahut janë në mesin e atyre që kanë vdekur”, thuhet në një deklaratë të ushtrisë, shkruan Sky News.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, nënkoloneli Nadav Shoshani, deklaroi se ushtria ishte ende duke vlerësuar dëmet e shkaktuara nga sulmet ajrore në Bejrutin jugor mbrëmjen e së enjtes.

Sipas tij, sulmet kishin shënjestruar selinë e inteligjencës së Hezbollahut.

Disa nga sulmet e mbrëmshme goditën afër aeroportit ndërkombëtar të Bejrutit./abcnews.al