Dëshmitë e pengjeve/ Rrëfejnë tmerrin dhe ankthin pas rrëmbimit nga militantët e Hamas

schedule15:43 - 4 Tetor, 2024

schedule 15:43 - 4 Tetor, 2024

Ka kaluar afro një vit nga ai mëngjes fatal i 7 tetorit 2023, kur Hamasi pushtoi Izraelin jugor, duke vrarë familje në shtëpitë e tyre, duke sulmuar të rinj në një festival muzikor  dhe duke rrëmbyer qindra të tjerë në Gaza. Me luftën Izrael-Hamas që po vazhdon, të mbijetuarit kujtojnë ditën e një viti më parë që ndryshoi jetën e tyre përgjithmonë.

Liat Atzili qëndroi 54 ditë në robëri në Gaza. Ajo tregon se gjatë kësaj përiudhe ka humbur bashkëshortin e saj dhe shtëpinë.

 “Është një lloj momenti historikka ndodhur kaq shumë gjëra. Me morën pemg, humba shtëpuinë time, humba bashkëshortin tim edh për afro 2 muaj nuk e dija këtë. Ai u vra nga militantët. Situata është ende kaq e tmerrshme,është shumë, shumë dëshpëruese.” 

Eilat Shalev tregon për associated press se si arriti ti shpëtonte sulmit e militantëve të hamasit. Ajo ishte në mesin e të mbijetuarve nga festivali muzikor NOVA.

“Hipa në një furgon të madh, ishim shumë njerëz, të gjithë njëri mbi tjetrit. Ata filluan të qëllojnë mbi ne, duke shenjsetruar furgonin me plumba, kështu që unë hapa derën dhe dola, zbrita te shkurret dhe u fsheha mes tyre.”

Bashkëshorti i saj nuk arriti ti mbijetojë sulmit. 

Ziv Abud , rrëfen mes lotësh se si u fshehën në strehimore, dhoma të sigurta dhe nën pemë ndërsa militantët e Hamasit “derdheshin” përtej kufirit. Ajo tregon se i dashuri i saj po mbahet ende me forcë nga militantët në Gaza.

“Tetë granatat shpërthyen, por një ushtar nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit emri i tij ishte Nir Shapira, arriti ti largonte. Granata e nëntë shpërtheu brenda strehës së dhe shpërtheu. Gjysma e njerëzve u vranë në sulmin e parë, dhe u krijua një kaos, tymi dhe pluhuri mbizotëruan brenda strehës. Pastaj ata hynë në dhomën e mbrojtur dhe rrëmbyen katër persona, përfshirë partnerin tim, Eliya Cohen.” 

Në total hamas rrëmbeu 254 persona, 73 nga ata pengje janë vrarë që atëherë, 8 janë liruar në operacionet e shpëtimit të forcave izraelite dhe  109 te tjerë janë liruar në marrëveshjet e armëpushimit. 64 të tjerë besohet se janë ende në Gaza./abcnews.al