“Shpenzimet e familjeve shqiptare janë rritur”, ekspertja: Qytetarët kujdesen më shumë për luksin, sakrifikojnë shëndetin dhe arsimin

schedule14:35 - 4 Tetor, 2024

schedule 14:35 - 4 Tetor, 2024

Ekspertja për ekonominë, Romina Radoshniq ka deklaruar në emisionin “Money Report” se shpenzimet e familjeve shqiptare janë rritur. Ajo ka theksuar se pavarësisht inflacionit, qytetarët kanë shtuar blerjet dhe shërbimet.

Sipas ekspertes, qytetarët sakrifikojnë shëndetin dhe arsimin, edhe kujdesen për luksin.

Sakaq, Radoshniq ka thënë se menaxhimi i financave është një problem për familjet, sidomos për të rinjtë që duhet të mësojnë më shumë.

“Do të thotë që familjet shqiptare do duhet të kishin reflektuar, mirëpo ka tendenca që shpenzimet e tyre nuk kanë ndryshuar, por janë rritur. Për disa produkte, inflacioni është bërë me dy shifra, si për shembull bulmeti.

Kemi pasur një indeksim të pagave të 2023, por kjo nuk ka ndikuar. Siç thamë produktet e luksit si mobilimi, kanë një rritje të shpenzime, jo se shqiptarët kanë më shumë prirje për mobilim, por pavarësisht kësaj, ushqimet janë kryesore për shqiptarët. Mirëpo mobilimi është një nevojë fiziologjike, sepse kjo do të thotë që ata po blejnë shtëpi dhe duan ta mobilojnë menjëherë.

Shqiptarët duhet të kuptojnë që shëndeti është shumë i rëndësishëm, edhe pse kanë një lloj rutine, shqiptarë shkojnë të vizitohen vetëm kur sëmuren. Kjo ka të bëjë me mënyrën e ndërgjegjësimit. Shohim një rritje që kanë familjet shqiptare te restorantet. Është për të ardhur keq sepse sakrifikohet atje ku nuk duhet.

Shqiptarët duhet të shpenzojnë më shumë te shëndeti dhe arsimi. Ne po përqafojmë risitë sepse siç thash është një lloj nevoje. Shohim që nuk është se mobilimi kushton pak, por po mundohemi të përqafojmë më shumë stilet europiane të të jetuarit. Vitet e fundit shihet dhe një trend për mirëmbajtjen.

Gjatë një studimi që unë kam kryer, shqiptarët vitet e fundit janë mësuar të menaxhojnë financat e tyre dhe këtë ia dha pandemia. Nga studimi, rreth 33% e tyre bënin një mirëmenaxhim të shpenzimeve. Problemi kryesor janë të rinjtë, të cilët duhet të mos varen nga familjet dhe të mbulojnë shpenzimet e tyre”, u shpreh ekspertja./abcnews.al