Ish kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi e cilëson marrëzi skenat e dhunës së deputetëve opzoitarë në Kuvend.
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Elezi u shpreh se opozita nuk ka kauzë dhe po bëhet qesharake.
“Do doja që mos t’i ngjanin atyre skenave të një viti më parë, që u kalua buxheti pa asnjë lloj diskutimi. Është një moment i rëndësishëm që opozita, duke e konkretizuar debatin për çështje të caktuara, fiton pikë në opinionin publik. Nëse këtë e kanë për Salianjin, nuk është rasti i duhur, për ta kthyer në koas për fjalën e lirë. Nuk është kauza e duhur. Ato e dinë që ky rast, është rast që nuk mund të shërbejë si kauzë për fjalën e lirë. Është një budallallëk, sepse ti kërkosh të protestosh për dënimin e Salianjit. Do merrnin sens nëse do ishte rasti i duhur që justifikon kauzën. Nuk e justifkon. E vetmja rrugë e PD, ishte të mos përdorte material të rremë, për diçka që ishte e verifikueshme. Në rastin konkret, po të kërkosh dorëheqjen e një ministri, e ka në dorë Edi Rama.
Në rastin konkret, po të dojë edhe Rama, Salianji nuk del nga burgu. Nuk e ka në dorë Edi Rama. Në gjuhën logjike kjo quhet absurde. Misioni i tyre për ta bërë qesharake opozitën po rezulton i sukesshëm. Flamuri dhe Gazi kanë akuzuar njëri-tjetrin për korrupsion, si mund t’u besojnë demokratët?”, theksoi ai./abcnews.al