Tetori rozë, kontrolle për gjirin/ Mamografi falas në poliklinikën 3 në Tiranë, mjekët: 100 gra në tre ditë

schedule18:19 - 3 Tetor, 2024

schedule 18:19 - 3 Tetor, 2024

Nuk ka pasur asnjëherë shqetësime, por një fatkeqësi familjare prej kancerit të gjirit e ka nxitur këtë 53 vjeçare që t’i drejtohet poliklinikës qendrore në Tiranë të kryejë mamografinë.

Trashëgimia sipas mjekëve është një prej shkaqeve të kancerit të gjirit. Që pas humbjes së nënës, kjo grua na tregon se për tu ndjerë e sigurt se gjithçka me shëndetin po i shkon mirë tregon se mamografinë e kryen rregullisht.

Me nisjen e tetorit rozë mjekët imazheristë thonë se fluksi i pacientëve në raport me muajt e tjerë iu shumëfishohet. Pacientët nuk kanë nevojë për rekomandim të mjekut dhe pajisja nuk ndalon. Vetëm në tre ditët e para të muajit janë kryer më shumë se 100 mamografi.

Kapja e hershme e sëmundjes shpëton jetë. Sipas specialistëve të shëndetit publik vitin e shkuar u shënua dhe numri më i lartë i grave të zbuluara me kancer gjiri me 744 raste të reja. Por ndërsa të prekurit janë shtuar mjekët thonë se numri i humbjeve te jetës ka rënë./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!