Një histori misteri dhe ndershmërie. E tillë është ajo që ka si protagonist fshatin e Blackhall Colliery në Angli ,ku tufa parash gjenden në rrugë që prej vitit 2014.
Pako prej 2 mijë paundsh ,shumë prej të cilave në prerje njëzetëshe janë vendosur në zona të ndryshme të fshatit përgjatë viteve dhe qytetarët i kanë dorëzuar në rajonin e policisë.
Pakoja e fundit u gjet të henën siç raportojnë mediat locale.
“ Ende e mendoj se si ky fshat prej 5 mijë banorësh ka kaq shumë njërëz të ndershëm.
Instikti i tyre i parë është që të shkojnë drejt e tek rajoni i policisë dhe qe paratë tu kthehen njërëzve që mund ti kenë humbur” , thotë policia.
Një hëtim për të zbuluar burimin e parave zhvillohet prej vitesh por deri më tani pa asnjë rezultat.
Banorëve u pëlqen te besojnë se paratë janë një dhuratë ng Robin Hood modern , i cili dëshiron të ndihmojë komunitetin .