Tashmë gjithçka është zyrtare, me “Katalanasit” e Barcelona, që kanë prezantuar polakun Szczesny. si përforcim për portën.
“Gardiani” polak ishte tërhequr nga futbolli në verë, megjithatë polaku tjetër i “Blaugrana”-ve, Robert Leëandoëski, duket se ka ndikuar jo pak në afrimin e tij, afrim ky që erdhi fill pas dëmtimit të gjermanit, Marc-Andre Ter Stegen, me “garidanin” gjerman që mbylli përfundimisht sezonin dhe Szczesny konsiderohej si zëvendësuesi perfekt.
Ndërkaq, kujtojmë se edhe pse tekniku Hansi Flick është shprehur se në skuadër do të luftohet për vendin e titullarit, sërish polaku i portës shihet si një alternativë e parë.
Kjo gjë është konfirmuar edhe nga raportimet më të fundit të mediave spanjolle, ku thuhej se kushti kryesor i Szczesny për t’u rikthyer në fushën e blertë ishte pikërisht caktimi i tij si zgjedhje e parë e startegut gjerman, me “Katalanasit”. /i.m /abcnews.al