Sudani sulmoi rezidencën e ambasadorit të Emirateve të Bashkuara Arabe/ Reagon Rama: Shqipëria i bën thirrje palëve për paqe

schedule16:33 - 2 Tetor, 2024

schedule 16:33 - 2 Tetor, 2024

Emiratet e Bashkuara Arabe thanë herët të hënën se rezidenca e ambasadorit të tyre në Khartoum u sulmua nga një avion ushtarak sudanez.

Ministria e Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe njoftoi në një deklaratë se sulmi në rezidencën e ambasadorit të saj kishte shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesë.

Lidhur me këtë sulm ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama, i cili e ka dënuar ashpër. Ai ka theksuar se Shqipëria i bën thirrje të gjitha palëve t’i japin përparësi paqes.

“Shqipëria dënon me vendosmëri sulmin frikacak në rezidencën e ambasadorit të Emirateve të Bashkuara Arabe në Khartoum. Kjo shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare dhe çdo norme diplomatike nuk duhet të mbetet e pakundërshtueshme. Shqipëria qëndron në krah të Emirateve të Bashkuara Arabe, duke bërë thirrje për respektim të plotë të Konventës së Vjenës dhe mbrojtje të plotë diplomatike. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që t’i japin përparësi paqes dhe të respektojnë ligjin ndërkombëtar“, ka shkruar Rama.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!