Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë sulmin iranian ndaj Izraelit

schedule07:23 - 2 Tetor, 2024

schedule 07:23 - 2 Tetor, 2024

Shtetet e Bashkuara paralajmëruan Iranin se do të përballej me pasoja të rënda për sulmin me raketa balistike kundër Izraelit të martën. Uashingtoni tha se sulmi shënoi një përshkallëzim të theksuar por duket se nuk kishte qenë efikas.

Gjatë një konference shtypi të martën, Presidenti Joe Biden shprehu mbështetjen e fuqishme për Izraelin ndërsa e cilësoi sulmin e Iranit si joefektiv.

Presidenti Biden tha se po zhvilloheshin diskutime lidhur me mënyrën se si do të përgjigjej Izraeli ndërsa tha se ka në plan të zhvillojë një bisedë me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Zyrtarët në Uashington thanë se forcat amerikan në rajon ndihmuan në përpjekjet mbrojtëse të Izraelit ndërsa Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë konsultime me Izraelin lidhur me hapat e ardhshëm.