Një akt nga më qesharakët e ka cilësuar analisti Ylli Rakipi shkarkimin e Besnik Muçit nga komisioni i Posaçëm i Apelimit, Sipas tij kjo është një gjueti shtrigash me dy standarde, ku ata që nuk janë pjesë e regjimit asgjësohen nga sistemi, ndërsa të tjerët bëhen pjesë e sistemit.
“Sot ndoqëm një akt nga më qesharakët, ku një njeri që kaloi vetingun u bë viktimë e Apelimit, sepse mëkati i tij ishte që i kishin marrë letra që nga 1985 e me radhë 1990, momente kur në Republikën e Shqipërisë mund të gjesh çfarë të duash për ta vrarë tjetrin. Kjo është një gjueti shtrigash me dy standarde, shumë të tjerë që nuk janë pjesë e orkestrës së regjimit goditen dhe asgjësohen ikin nga sistemi, në këtë mënyrë, drejtësia të gjithë drejtësinë e ka ndërtuar kjo politikë që është sot. I fundit Rama që ka hipur në një piramidë që është ndërtuar e gjitha së prapthi dhe është ndërtuar një lëmsh që nuk ka lidhej me sistemin, dhe kjo është ndërtuar për 30 vjet”. /abcnews.al