“S’mund të jetë korrupsion për kundërshtarin, pisllëk për shtëpinë tonë”/ Rama: Lufta kundër korrupsionit, rrugë pa kthim. Do na ulë në tryezën e BE

schedule20:35 - 30 Shtator, 2024

schedule 20:35 - 30 Shtator, 2024

Kryeministri Edi Rama thotë se lufta kundër korrupsionit është një rrugë pa kthim, dhe se do të jetë një ndër bazat që do ta ulë Shqipërinë në tryezën e BE-së në vitin 2030. Sipas kryeministrit, “nuk mund të jetë korrupsion për kundërshtarin dhe pisllëk brenda shtëpisë kur është brenda shtëpisë tonë”.

“Si çdo pyll kemi pasur dhe kemi derrat tanë. E pashangshme Sot na vihet një tam tam nga pas që duhet të ndihemi fajtorë pse drejtësia po nxjerr të palara brenda perimetrit të shpisë tonë. Po mirë, si mund të ndihemi fajtor për këtë kur e donim dhe krijuam mundësinë që të ndodhë. Të thuash sot që Shqipëria është më e korruptuar se para një dekade, do të thotë të flasësh përçart. Në një vend që ka më shumë se dyfishuar prodhimin e vet të përgjithshëm kombëtar në 10 vjet s’mund të jetë më i korruptuar se para 10 vitesh. Një vend që ka bërë këto transformime dhe kur sot goditet korrupsioni në nivelet më të paimagjinueshme. S’mund të jetë një vend më i korruptuar ku korryupsoni ishte një aferë për njerëzt pa mbrojtje, pa miq dhe pa lekë. Të marrësh një vend pas shembjes së komunizmit dhe ta çosh në tryezën e BE ka qenë përpjekje ndër të tjera e lidhur me luftën korrupsionit. Në rastin e vendeve si i yni, flitet për strukturë, shtetbërje.

Të ndërtosh institucione nuk është njësoj si të ndërtosh një shtëpi pa leje. Duhet shumë përpjekje, rrethana, njerëz që bashkohen, shumë yje të vihen njëri pas tjetrit që të ndodhë ajo xixa e vetëtimës në qiell. Ne tre gjëra mund të bënim, ose të vazhdonim vazhdimin dhe s’do të flitej kaq shumë për korrupsionin, të mbanin këmbën e pushtetit mbi pusetën e mbyllur të drejtësisë dhe të dënoheshim njerëz të pambrojtur ose për krime më të vogla se sa të atyre që do të vazhdonin të rrinim mbi pusetë. Ne s’e bënim këtë. Tjetra mundësi do të ishte që ta zgjidhnim ne këtë me shkop magjik, por nuk mund të zgjidhet. Dhe e treta ajo që të tjerët s’e bënë ishte që të tërhiqnim politikën nga drejtësia dhe të thoshin se është e pavarur, do na dhembi, do na djegë por vetëm kështu mund të bëhet. Nuk ka asnjë rrugë tjetër, nuk mund të jetë korrupsion kur është për kundërshtarin dhe pisllëk brenda shtëpisë kur është brenda shtëpisë tonë. Duhet të gjithë ata që kanë një kontribut për PS që nga ana që na kanë dhënë njëherë votën në këto 10 vite, të jenë krenar për këtë sepse kjo po ndodh falë kësaj partie dhe kësaj qasjeje. Ky është proces pa kthim dhe është një nga bazat themelore pse do ulemi në 2030 aty ku e kemi thënë gjithmonë. Këtë po e bëjmë ne.”, tha Rama./abcnews.al