Dënimi me burg/ Avokati i Salianjit: Rast i paprecedentë, hetohet denoncuesi. Vendimi i padrejtë

schedule20:24 - 30 Shtator, 2024

schedule 20:24 - 30 Shtator, 2024

Avokati mbrojtës i Ervin Salianjit, Marash Logu e ka quajtur të paprecedentë dënimin e tij me 1 vit burg, pasi është prokuroria ka hetuar denoncuesin, dhe jo të denoncuarin.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Logu u shpreh se vendimi i Apelit që la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, ishte i padrejtë.

“Fillimisht ka pasur një denoncim, vëllai i ministrit të Brendshëm ishte dënuar, një dënim i pavuajtur. Kështu nisi denoncimi i PD, denoncimi zyrtar. Momenti i dytë, që implikonte dhe përgjegjësinë e zotit Xhafaj, pati një denocim tjetër, që me 30 mars 2017, kishte ndërhyrje në procedurën penale, në kohën kur Xhafaj kishte qenë kryetar i komisionit parlamentar të ligjeve, kishte ndërmarrë këto ndryshime, e bënte të pamundur ekzekutimin e këtij vendimi në Shqipëri. Kjo ishte përgjegjësia e zotit Xhafaj. Mbyllet kjo pjesë e parë e denoncimit.

Zoti Salianji, denoncoi faktin që një gazetar investigativ, zoti Jetmir Olldashi, i kishte sjellë një përgjim ku rezultonte se dy persona të dënuar, njëri prej të cilëve, vëllai i ministrit, dhe personi tjetër, Albert Veliu, person me rekorde kriminale, kishin kryer një bisedë për një trafikim të mundshëm të lëndëver narkotikedrejt Italisë. Ajo që prokuroria akuzoi dhe gjykata dënoi, ishte fakti që kishte bërë kallëzim publik të rremë, i mbështetur në dy ose tre prova kryesore. Përgjigja zyrtare e laboratorik britanik është që për shkak të cilësisë së dobët të mostrës së zërit, jemi në pamundësi për të konkluduar, në mënyrë të padyshimtë nëse është zëri apo jo i Geron Xhafajt. Prokuroria e ka mbështetur akuzën e saj dhe gjykata më pas ka marrë vendim, mbi 3 prova. Fillimisht me përgjigjen e laboratorit britanik, prokuroria e ka trajtuar si përgjigje negative. Elementi i dytë, thuhet që dëshmitari, Fredi Alizoti ka pranuar që është paguar nga Ervin Salianji dhe Jetmir Olldashi, për të inskenuar që është ai që ka luajtur rolin e Agron Xhafajt.

Në dosje rezutojnë dhjetëra përgjime të këtij dëshmitari, me drejtues më të lartë të policisë. Në përgjime del ky dëshmitar ishte kontaktuar nga drejtues të Policisë së Shtetit dhe ishte paguar, për të marrë përsipër këtë rol. Kjo e bënte dëshminë e tij të cënueshme. Për të ardhur te qeliza telefonike, nga qelizat, rezulton se në 24 tetor 2017, në të njëjtën rreze, kur është realizuar përgjimi, ndodheshin shtetasit Agron Xhafaj, Jetmir Olldashi dhe Albert Veliu, “Babalja”. ndërkohë Fredi Alizoti ndodhej në Fier. As qelizat telefonike, nuk ishin të atilla që prokuroria dhe gjykata të konkludonte, që realisht Salianji me Olldashin kishin kontraktuar Alizotin. Prokuroria dhe gjykata nuk arrit të provojë atë që kishte ngritur si akuzë. Rast i paprecedentë, hetohet denoncuesi dhe nuk hetohet i denoncuari. Është vendim i padrejtë”, thesoi ai./abcnews.al