“Deputeti që duam”/ Rama: E vështirë të merresh me politikë. Keni marrë përsipër të hyni në një arenë që ka shumë baltë

schedule19:58 - 30 Shtator, 2024

schedule 19:58 - 30 Shtator, 2024

Kryeministri Edi Rama, teksa po merr pjesë në aktivitetin për platformën “Deputeti që duam” iu drejtua kandidatëve duke u thënë se po hyjnë në një arenë që ka shumë baltë. Kreu i qeverisë tha se pavarësisht paragjykimeve ndaj politikës, janë qytetarët që me vlerësimin e tyre po i mbajnë në krye të detyrës.

“Duke qenë kështu, Shqipëria ka humbur shumë kohë. Kaq e vërtetë është kjo saqë nëse reforma që ne kemi ndërmarrë pothuajse 25 vjet pas fillimit të të jetuarit tonë në liri, të ishin ndërmarrë 10 apo 15 vjet, sot do të ishim shumë më përpara. Nga ana tjetër, është e vështirë që të merresh me politikë dhe për këtë arsye dua t’ju përgëzoj edhe me pak papërgjegjshmërinë organike dhe natyrale të një njeriu në moshë të re, ju e keni hedhur këtë hap duke marrë përsipër të provoni të hyni në një arenë ku ka shumë baltë. Nëse ktheni kokën rreth e rrotull shumica s’do t’ju thotë bravo.

Të ka lënë mendja të merresh me ata horra, hajdutë, kriminelë, të droguar etj. Fatkeqësisht ky është një perceptim që është dominant mbi të gjitha te njerëzit që në fakt kanë marrë më shumë nga ky vend dhe duhet të japin më shumë. Nuk është një perceptim dominant te shumica e njerëzve të zakonshëm që përpiqen të arrijnë më lehtë fundin e muajit. Kanë dhe ata paragjykime për politikën por në fund janë ata që bëjnë këtë vlerësim që na mban ne në krye të detyrës për atë që kemi bërë. Pavarësisht se përpjekja e anës tjetër është thotë se e gjitha kjo është e lidhur me të tëra të zezat e kësaj bote.”, tha Rama./abcnews.al