Ish-kryebashkiaku i Pogradecit sërish në SPAK/ Akuzë për abuzim me tenderat, Eduart Kapri u shpall i pafajshëm nga Apeli i GJKKO

schedule12:27 - 30 Shtator, 2024

schedule 12:27 - 30 Shtator, 2024

Ish-kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri  është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se Kapri u shoqëruar nga avokati i tij.

Pas daljes së tij nga SPAK, ai tha se ishte thirrur për një moment procedural nga ana e prokurorisë dhe nuk ka pranuar të japë më shumë detaje për këtë çështje.

SPAK e ka akuzuar Kaprin se në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Enkeleida Kllomollari, Nexhmi Torro dhe Avdulla Cano abuzuan me tenderin me vlerë 9.2 milionë lekë për blerje dru zjarri në vitin 2017, duke favorizuar një prej kompanive që garonte.

Por pavarësisht kësaj, Kapri fitoi pafajësi nga Apeli i Posaçëm dhe u lirua nga burgu.

SPAK e ankimoi në Apelin e Posaçëm vendimin e GJKKO që e shpalli të pafajshëm, por trupa gjykuese Nertina Kosova (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar), dhe Florjan Kalaja (anëtar), lanë në fuqi vendimin për pafajësi.