Xhaka: S’e pranoj dot atë që ndodhi, Arsenali e di mirë se si zgjidhet situata

schedule18:32 - 21 Nëntor, 2019

schedule 18:32 - 21 Nëntor, 2019

Granit Xhaka nuk zbret në fushë që prej ndeshjes Arsenal-Crystal Palace (27 tetor). Tifozët e fishkëllyen, mesfushori reagoi dhe krisja ndodhi. Unai Emery vendosi t’i hiqte lojtarit shiritin e kapitenit dhe që nga ai moment nuk e ka grumbulluar.

27-vjeçari është rikthyer të flasë dhe kërkon zgjidhjen e situatës. Lojtari shqiptar, i cili luan me kombëtaren e Zvicrës, pranon në një rrëfim për SRF se është gati të rikthehet në fushë dhe të respektojë kontratën që ka me “Topçinjtë” (përfundon verën e vitit 2023).

E kam të qartë në mendje se si mund të zgjidhet kjo situatë, edhe klubi e di. Kam një kontratë me Arsenalin dhe do të ndihesha i lumtur nëse rikthehem në dispozicion të ekipit. Kështu mund të rregullohet situata e krijuar. Është e sigurt që do të gjejmë një zgjidhje, nuk mund të pranoj gjithçka që ndodhi“, përfundon Granit Xhaka. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!