Abissnet Superiore/ Tirana e bën “sefte”, “Bardheblutë” mundin Skënderbeun për fitoren e parë të sezonit

schedule20:56 - 29 Shtator, 2024

schedule 20:56 - 29 Shtator, 2024

Më në fund arritën të siguronin tre pikë të plota.

Pas plot gjashtë barazimeve radhazi, “Bardheblutë” e Tiranës kanë arritur të sigurojnë fitoren e parë për këtë sezon të Abissnet Superiore, teksa mundën 2-1 Skënderbeun në “Selman Stërmasi”, me teknikun Bledi Shkëmbi që siguron tre pikët e para, pikërisht ndaj ish-skuadrës së tij.

“Heroi” i ndeshjes ishte padyshim sulmuesi Fatmir Prengaj, me 23-vjeçarin që shënoi një dopietë në minutat 46’ e 72’, për të nxjerrë totalisht të pavlefshëm golin e Ermir Rashicës, të shënuar në pjesën e parë.

Kështu, Tirana ngjitet në kuotën e 9 pikëve, teksa pozicionohet në vendin e shtatë të renditjes, vetëm dy pikë zonës “Final Four”, ndërsa Skënderbeu vendoset pas “Bardhebluve” me 7 pikë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!