Të paktën 13 persona kanë humbur jetën në Kaliforni si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjes së dherave në zonën e Santa Barbarës. Sipas autoriteteve amerikane, bilanci i viktimave te motit te keq mund të jetë edhe më i rëndë, meqënëse 11 persona rezultojnë ende të zhdukur. Zjarrfikësit kanë gjetur trupat e pajetë të viktimave nën baltë dhe gërmadha. Forcat e ndërhyrjes së shpejtë arritën të shpëtonin një vajzë 14 vjeçare e cila kishte mbetur e bllokuar me orë të tëra nën rrenojat e një shtëpie të shkatërruar./abcnews.al
Kaliforni, viktima dhe të zhdukur si pasojë e motit të keq
schedule11:01 - 10 Janar, 2018
schedule 11:01 - 10 Janar, 2018