Zjarr i madh në një fabrikë në Indi, brenda ndodheshin rreth 1500 punëtorë

schedule17:06 - 28 Shtator, 2024

schedule 17:06 - 28 Shtator, 2024

Një zjarr masiv shpërtheu në objektin e Tata Electronics Limited (TEL) në Hosur, Tamil Nadu, të Indisë, të shtunën, duke shkaktuar ndërprerje të konsiderueshme në funksionimin e saj.

Objekti luan një rol vendimtar në montimin e komponentëve për iPhone të Apple dhe shpërthimi i zjarrit çoi në pengesa operacionale edhe kur ekipet e zjarrfikësve punuan për të kontrolluar zjarrin.

Sipas raportimeve, rreth 1500 punëtorë ishin në detyrë gjatë turnit të parë në momentin e incidentit.

Të gjithë punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt dhe nuk raportohet për viktima apo lëndime.

Dëshmitarët thanë zjarri ka rënë herët në mëngjes, duke shkaktuar panik tek punëtorët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!