Benjamin Netanyahu tha se nuk kishte ndërmend të merrte pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së këtë vit, por kryeministri izraelit ndryshoi mendje pasi dëgjoi “gënjeshtra dhe shpifje” kundër Izraelit në këtë podium.
“Vendi im është në luftë, duke luftuar për jetën e tij”, shtoi ai.
Në një fjalim në asamblenë e përgjithshme të OKB-së, Benjamin Netanyahu tha se vendi i tij nuk do të pushojë derisa pengjet e mbetura të kthehen në shtëpi dhe se do të luftojë për paqe.
“Nuk ka vend në Iran që “krahu” i Izraelit nuk mund ta arrijë dhe kjo është e vërtetë për të gjithë Lindjen e Mesme,” tha Netanyahu në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
“Ne po fitojmë,” tha ai.
/abcnews.al