Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi teksa drejtonte automjetin, u përplas me një motomjet. Si pasojë, ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit.
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin 60 vjeç, pasi në bulevardin “Nënë Tereza”, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me motomjetin dhe si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë./abcnews.al