Drama e Gjovalin Gjadrit/ Ndreca: “B2” zbulohet pas 6 dekadash, e gatshme për skenë. Ka tension shumë të fortë

schedule11:11 - 27 Shtator, 2024

schedule 11:11 - 27 Shtator, 2024

Studiuesi Ardian Ndreca ka folur në emisionin “Pas Mesnate” për daljen në dritë të dramës ‘B2’ nga Gjovalin Gjadri, veprimtarisë letrare të të cilit i shtohet një shtyllë themelore.

Ai ka thënë se “B2” është zbuluar pas 6 dekadash dhe është e gatshme për skenë.

Sipas studiuesit, kjo dramë e veçantë tregon për një moment tragjik të jetës së Gjadrit në Bashkimin Sovjetik dhe ka shumë tension brenda saj. Ai gjithashtu është ndalur dhe te koopertina, që është e punuar me shumë ide nga piktori shkodran Lind Delija, duke pasur shumë mesazhe brenda saj.

“Është një dramë e veçantë, tregon për një moment tragjik të jetës së tij në Bashkimin Sovjetik. Shpalos një botë të brendshme. Nuk po flas për pjesën se si është menduar drama sepse ka një art më vete te ky libër që i përket kësaj pjese. Po flas për gjendjen, është një person që nuk ndihet askund në atdhe e vetë dhe gjen njerëzit që do. Në këtë rast është Tatjana, një vajzë ruse që e dashuron, e cila i shpëton jetën. Kjo vajzë ruse tipike, e lirshme, e çlirët, arrin t’i shpëtojë jetën. Kërkimet autobiografike janë shumë të forta sa që nuk kemi arsye për të besuar që kthimi i tij në Shqipëri dhe ato vështirësitë për të cilat lë të kuptohen…

Është një dramë që ka tension shumë të fortë. Kopertina është e një piktori që unë e dua shumë, shkrodran Lind Delija.

Është një pikturë 20 me 20 e vogël, por kalon deri në kufijtë e groteskut me përshku zellin, tmerrin dhe entuziasmin e atyre që janë gati për të bërë keq. Ka fytyrën e një kllouni dhe një qeni”, u shpreh Ndreca./abcnews.al