Hotele me 5 yje dhe trajtime bukurie, Naomi Campbell akuzohet për shpërdorim të fondeve të bamirësisë

schedule10:19 - 27 Shtator, 2024

schedule 10:19 - 27 Shtator, 2024

Supermodelja Naomi Campbell për 5 vjet nuk do të jetë më si anëtare e një organizate bamirësie pasi komisioni i saj zbuloi probleme të keqmenaxhimit të fondeve.

Modelja 54-vjeçare themeloi Fashion For Relief në vitin 2005, por një hetim zbuloi se vetëm një sasi e vogël e parave shkonin për kauzat. Fashion For Relief u shpërbë dhe u fshi nga regjistri i organizatave të bamirësisë këtë vit.

Keqmenaxhimi përfshinte përdorimin e fondeve për të paguar qëndrimin e Campbell në hotele me 5 yje në Kanë, Francë, si dhe trajtime në qendrat estetike, shërbim në dhomë dhe cigare.

Këtu përfshihen një fluturim nga Londra në Nicë që kushtoi 14.800 euro për të transportuar vepra artistike dhe bizhuteri në një event bamirësie në vitin 2018 në Kanë.

Gjithashtu, 9400 euro u shpenzuan për tri netët e qëndrimit të modeles në një hotel me 5 yje.  Shpenzimet e tjera për qëndrimin në hotel që gjithashtu u paguan nga fondet e bamirësisë shkonin në 7940 euro.

54-vjeçarja është një prej tre anëtareve kryesorë që është skualifikuar. Veç saj, nga organizata u skualifikuan edhe Bianka Hellmich për 9 vjet dhe Veronica Chou për 4 vjet.

Komisioni i Organizatave të Bamirësisë hapi një hetim për Fashion For Relief në vitin 2021. Misioni i kësaj organizate ishte që të përftonte grante për organizata të tjera dhe të furnizonte në rastet e fatkeqësive globale për të ndihmuar të varfrit dhe në përparimin e shërbimit  shëndetësor e arsimor.

Sipas hetimit, në periudhën prill 2016-qershor 2022, vetëm 8.5% e të ardhurave të organizatës shkonte për grante bamirësie. Komisioni i Organizatave të Bamirësisë tha se ka arritur të rimarrë 344.000 paund dhe të mbrojë 98.000 paund të fondeve të bamirësisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!