Pacientja e moshës 85 vjeç, e diagnostikuar me kancer në sigma, diagnozë për të cilën edhe i është nënshtruar trajtimit në rrugë kirurgjikale.
Pas ndërhyrjes kirurgjikale pacientja rezultoi me një anemi të theksuar gjë për të cilën mjeku specialist i rekomandon kryerjen e Kolonoskopisë ku u evidentua ekzistenca e një Lezioni Angiodisplazik i lokalizuar në zonën cekale.
Pas vlerësimit të përgjithshëm mjekësor të gjendjes së pacientes nga ana e mjekut gastroenterolog intervencionist të Spitalit Hygeia, Dr. Plarent Kapo, pacientes ju rekomandua trajtimi me teknikën bashkëkohore:
Si mënyra më optimale e trajtimit, kjo me qëllim për të evituar ndërhyrjen kirurgjikale, Dr. Plarent Kapo vendosi të aplikojë trajtimin e Lezionit Ulçeroz me proçedurën bashkëkohore Koagulim me Gaz Argon me anë të të cilës u realizua me sukses djegia e të gjithë lezionit, proçedurë kjo që nuk kishte arritur të realizohej në Institucionet e tjera spitalore ku pacienti ishte drejtuar për zgjidhje.
Ҫfarë është proçedura Argon Plazëm Koagulim?
Proçedura Argon Plazëm Koagulim (APC) është një proçedurë endoskopike që përdoret për të kontrolluar gjakrrjedhjet që vijnë nga lezione të caktuara në traktin gastrointestinal.
APC përfshin përdorimin e gazit argon dhe rrymës elektrike për të djegur indet e parregullta ose gjakrrjedhjen, kjo pa patur nevojë për kontakt të drejtpërdrejtë.
Kjo proçedurë realizohet me ndihmën e sondave speciale të cilat futen nëpërmjet endoskopit APC dhe përdoret edhe në mukozat delikate të stomakut dhe të zorrëve.
Gjen aplikim sidomos në rastet e hemorragjive masive që vijnë si shkak i; tumoreve beninje apo malinje, në hemostazat post polipektomie, hemostaza në ulçerat sipërfaqësore hemoragjike të bulbit, pas diletimit në stenozat beninje të anastomozave të ezofagut, në malformacionet vaskulare (angiodisplazit).
Për t’u lidhur me mjekët gastroenterologë të Spitalit Hygeia kontaktoni: 04 23 90 000./abcnews.al
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!