Fryma e elektrizimit ka mbizotëruar në shfaqjen e makinave në Los Angelos këtë javë ,ndërkohë qe prodhues si Audi po ndjekin Ford në prezantimin e modeleve të reja në këtë treg më rritje të shpejtë.
Marka premium gjermane Audi shtoi modelin e dytë elektrik,E- Tron sportiv.
Makina është pjesë e përpjekjes së Audi që të këtë 30 modele elektrike në flotën ë vetë deri në vitin 2025.
Zv/presidenti i menaxhimit të markës për Audi ,Filip Brabec , e quajti një model më të shtrenjtë dhe të orientuar tek dizenjo.
Prodhuesi i makinave luksoze në Kaliforni ,Karma Automotive ,përdori gjithashtu shfaqjen për të prezantuar 2 modele elektrike ,Reverso GTS dhe SC2 ,një makinë me 1,100 kuaj fuqi që sipas inxhinierëve arrin një shpëjtësi nga 0 deri në 100 kilometra në orë për vetëm 1.9 sekonda.
Këto vijnë pak ditë pasi Ford prezantoi versionin Mustang elektrik.
Një tjetër model që u shfaq për herë të parë ishte Land Rover Devender ,që nuk ksihte ndryshuar që prej vitit 1997.
Jaguar Land Rover ,synon të mbajë shumicën e elementeve të Defenderit original ndërkohë që i jep edhe karakteristika moderne./abcnews.al