“Konkursi i pranimit në Akademi ishte i vështirë”, Çeka kthehet pas në kohë: Shumë piktorë ngelën, artisti nuk do kufizime

schedule10:45 - 26 Shtator, 2024

schedule 10:45 - 26 Shtator, 2024

Çlirim Çeka është një ndër piktorët më të spikatur shqiptar. Ai njihet nga të gjithë si piktori i dramës së metalurgjikut.

I ftuar në emisionin “Pas Mesnate”, Çeka ka rrëfyer gjithçka rreth jetës së tij, duke u ndalur dhe te një ndër periudhat më të bukura, siç ishin ishin vitet në Liceun Artistik dhe Akademinë e Arteve.

Ai theksoi se konkursi ka qenë tepër i vështirë, pasi konkuruan shumë piktorë, por jo të gjithë fituan.

Sipas Çekës, artisti është gjithmonë i lirë dhe kufizimet për të kanë qenë pengesë.

“Ka qenë një kohë e bukur si koha në Liceun Artistik dhe kalimi në Insitutin e Arteve. Nuk kishte asnjë lloj ndryshimi si në Lice dhe në Insitut. U bë një kalim i butë dhe atëherë konkurset për pranim ishin shumë të vështira. Kishte shumë piktorë që nuk arritën ta fitonin konkursin mbetën. Ishte gara e fortë.

Serioziteti i punës nuk diskutohej, çdo gjë ishte shumë serioze, kërkimi i asaj që ti të kishe karrierë dhe të arrije rezultate si artist, ishte gjithmonë ëndërr, edhe kur ishe student dhe kur ishe nxënës i Liceut. Në këtë kuptim, ishte njëlloj si për ata që donin të bëheshin aktor dhe muzikant. Serioziteti ishte i njëjtë dhe ëndrrat ishin të njëjta. Arti kërkon dhe më shumë punë, mund dhe pasion. Ndryshon nga specialitetet e tjera, por je më i lirë, pasi artisti nuk do të ketë kufizime”, u shpreh piktori./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!