A rrezikojnë të humbasin pasuritë Berisha dhe dhëndri i tij? Gazetarët Vija e Delia: Nëse shpallen fajtorë…

schedule21:15 - 25 Shtator, 2024

schedule 21:15 - 25 Shtator, 2024

TIRANË- Gazetari i ABC News, Ermal Vija, i ftuar në “Real Story” u shpreh se aktualisht 24 pasuri të dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezit, janë nën sekuestro.

Ai tregoi dhe procedurat që do të kalojë ky proces gjyqësor, ndërsa shtoi se nëse këto pasuri do të vërtetohen se kanë si burim korrupsionin, ato automatikisht konfiskohen dhe kalojnë për llogari të shtetit.

“Aktualisht pasuritë e Jamarbër Malletzit janë në fazën e sekuestros. Në raste se do vijojë procesi gjyqësor, sepse brenda 10 ditësh, avokatët do të bëjnë prapësimet SPAK më pas SPAK do ti shkojë gjykatës dhe do jetë kjo që do të vendosë nëse e çon dosjen për gjykim. 24 pasuritë e Malltezit janë nën sekuestro. Nëse provohet se kanë burim korrupsionin, këto konfiskohen dhe kalojnë për llogari të shtetit”, tha ai.

Po me Sali Berishën çfarë do të ndodhë dhe a rrezikon t’i sekuestrohet pasuria nëse shpallet fajtor, për këtë autorja e emisionit  “Gjërat Tona”, Etleva Delia dha këtë përgjigje:

“Berishës nuk do t’i sekuestrohet shtëpia, sepse e ka të vetmen”/ abcnews.al