Në ministrinë e Brendshme, janë zhvilluar këtë të mërkurë seancat dëgjimore me 11 kandidatët që janë bërë pjesë e garës për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Që prej orës 9 të mëngjesit, 11 kandidatët, janë paraqitur sipas rendit alfabetik, në Komisionin Vlerësues, ku janë pyetur lidhur me aspiratat që ata kanë por edhe vlerësuar mbi dokumentet që kanë paraqitur për sa i përket arritjeve në rradhët e policisë së shtetit.
1 – Adriatik Tafçiu – Shef sektori në Policinë e shtetit
2- Altin Mena – Zv/drejtor policie në Lezhë
3- Ardian Çipa – Drejtor policie në Gjirokastër
4- Gentjan Shehaj – Drejtor i kurrikulave në Akademi
5-Idajet Faskaj – Drejtor i Interpol
6- Ilir Proda – Drejtor policie në Elbasan
7- Lutfi Minxhozi – Drejtor i Europol
8- Neritan Nallbati – Drejtor i policisë kriminale
9- Pëllumb Seferi – Drejtor i marrëdhënieve ndërkombëtare
10-Rebani Jaupi – Drejtor për rendin dhe sigurinë
11-Skënder Hitaj – Drejtor i policie në Durrës
Procesi dhe intervistat e kandidatëve janë monitoruar, nga faktori ndërkombëtar si përfaqësues të SHBA dhe Misiont të Bashkimit Europian në Shqipëri.
Pas kësaj faze, Komisioni i Posacëm i përbërë nga Drejtori i Përgjithshëm i AMP, florian Sulejmani, Zëvendësministër i Brendshëm Besfort Lamallari dhe sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Brendshme, Suzana Hoxha, pritet që të enjten të dorëzojë vlerësimin dhe listën sipas pikëve të grumbulluara nga 11 Kandidatët. Po ashtu të gjithë kandidatët janë vërifikuar edhe nga Prokuroria, dokumentet këto që do ti bashkohen dosjeve të secilit prej 11 garuesve.
Në total do të jenë 100 pikë të plota për të cilat po garojnë 11 kandidatët, nga ku 50 pikë kanë aftësisë organizative dhe drejtimi, 30 pikë do të shkojnë për vlerësimet profesionale në fushën e Rendit dhe Sigurisë, ndërsa pikët e tjera do të ndahen për vlerësimiet e integritetit të figursë dhe element të tjera shtesë.
Ditën e premte, pritet që Ministria e Brendshme të zgjedh një nga kandidatët që kanë fituar më së shumti pikë në këtë garë, dhe më pas do propozohet në Këshillin e Ministrave.
Kujtojmë që më herët nga kjo garë janë përjashtuar 4 kandidatë të cilët nuk përmbushën kriteret sipas ligjit për policinë./abcnews.al


