Ne nje reagim te pare lidhur me idene e shtetit Sovran bektashi kryeministri Rama thote se kundershtimet e zjarrta te ketyre dite, qe sic shprehet, I kanë kaluar kufijtë e të gjitha fantazive dhe ligësive të pritshme, i perforcojne bindjen se kjo eshte e pakthyeshme dhe duhet te vihet ne jete. Rama thote se shteti Sovran bektashi do ti sherbeje edhe me shume tolerances dhe harmonise fetare, si thesar I pacmueshem ne shqiperi.
“Padija e skëterrshme dhe shkujdesja brutale në trajtimin e një çështjeje me kaq vlerë, ma përforcojnë bindjen se kësaj ideje i ka ardhur koha të vihet në jetë dhe se nevoja e këtij hapi është jo vetëm në harmoni të plotë me interesin tonë kombëtar, po edhe në shërbim të domosdoshmërisë së investimit tonë të vazhdueshëm për ruajtjen e për pasurimin e thesarit të paçmueshëm të tolerancës e të harmonisë fetare, ku bektashizmi ka meritën dhe rolin e vet të pazëvendësueshëm krahas tre besimeve të tjera”.
Nderkohe qe eshte i bindur ne kete ide, kryeministri Rama thote se deri tek jetësimi i saj ka kohë për t’u kthjelluar çdo gjë dhe per te zhvilluar një proces të tërë publik e legjislativ, ndaj sipas Rames nuk ka asnjë ngut e asnjë nevojë për polemika të kota. Kryeministri shpjegon edhe perse komuniteti bektashi ne dallim nga komunitetet e tjera fetare ne vend ka nevoje per nje entitet Sovran.
“Ndryshe nga komunitetet e tjera, të cilat kanë avantazhin e natyrshëm të përkatësisë në komunitete shumë të mëdha me shtrirje globale – pra kanë edhe mundësi të mëdha mbështetjeje të pandërprerë në rrugën e tyre – komuniteti bektashi është si të thuash “jetim” në këtë këndvështrim. Prandaj afërmendsh që ngritja e statusit të Kryegjyshatës Botërore në Shqipëri në nivelin e një entiteti sovran, jo vetëm do të ulte ndjeshëm kërcënimin real të tkurrjes së atij komuniteti deri në tretje në harkun e disa dekadave, po do të garantonte një vazhdimësi të qëndrueshme të ekzistencës së tij për breza të tërë”.
Ndersa do te kete kohe per per te folur per kete vendim, Rama fton kundershtaret e kesaj ideje që të njihen me faktet dhe kontributet historike të Urdhërit Bektashi në punët e kombit e të fesë në Shqipëri/abcnews.al