Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zemra nuk fal/ Vetëm pak minuta për të shpëtuar nga arrestet kardiake

schedule17:15 - 24 Shtator, 2024

schedule 17:15 - 24 Shtator, 2024

Problemet e zemrës janë baza e piramidës së sëmundshmërisë.  Një në tre persona vuan prej tyre ndërkohë që përbëjnë shkakun kryesor të vdekjeve në vend. Në kushtet e një arresti kardiak sipas mjekëve duhet fituar beteja me kohën.

Në një moment kur personi shkon në arrest kardiak qelizat cerebrale kanë një rezistencë 4 deri në 6 minuta. 6 deri 10 minuta ajo dëmtohet dhe pas 10 minutash dëmtimet e qelizës cerebrale bëhen të pakthyeshme.  Domethënë që një person edhe pas 10 minutash, 20 minutash mund të kthehet në jetë, por nuk do të zgjohet ndonjëherë.  Si e evitojmë këtë? Masazh kardiak, shtypje gjoksi. Veprim që sipas drejtorit të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore në pritje të autoambulancës mund të bëjë dhe një person në vendngjarje.

“Gjeja e parë që duhet të bëjnë të marrin 127, jo vetëm për çuar një ekip, por dhe për të treguar çfarë duhet te beje derisa ekipi te shkoje.  Nëse ai që është në vendngjarje nis bën masazhin kardiak ndalon kohën”, u shpreh më tej ai.



Përmes pajisjeve të tilla si kjo e vendosur në një aeroport në Shtetet e Bashkuara  Shoqata  Amerikane  e Zemrës  përhap kulturën e dhënies së ndihmës para se ngjarja të ndodhë. Mësime  të tilla  sipas doktor  Skënder Bratajt edhe në vendin tonë  duhet të nisin që në shkollë.

“Standardet janë ndërkombëtare e të përcillen njësoj kudo. Duhet që kultura, ndihma e parë të jetë në tekstet shkollore kjo është e padiskutueshme”, shtoi më tej ai.

Ndërkohë në shumë qytete europiane  pajisjet  për një goditje elektrike   janë vendosur në  vende  me fluks të lartë njerëzish.   Shembull  Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore Skënder Brataj  merr Torinon , por që i njëjti  model  të aplikohet dhe në vendin tonë  kërkohen ndërhyrje ligjore.

“Në Torino e kishim në çdo stacion metroje, stadium, supermarket të madh, hotel me shumë dhoma,  biznese me numër të caktuar punonjësish. Detyrim ligjor  ishte dhe pasja e një personi të trajnuar për dhënien e ndihmës së parë.   Ka nevojë për ndryshime ligjore se dikush po nuk është i detyruar nuk e bën…”

Ndërkohë një projekt pilot në vendin tonë  është aplikuar në Vlorë.  Në pika kryesore të qytetit, qendër, lungo mare, bashki, komisariatin e policisë, port, stadium e pallat sporti   janë instaluar defibrilatorë

“A mjafton, sigurisht jo, duhet shtrirë në çdo skaj…  Modelet i kemi duhet bashkëpunim ndërinstitucional”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!