“Te mallkuarit” Rodri e Ter Stegen, dy “yjet” do të humbasin sezonin për shkak dëmtimi

schedule16:36 - 24 Shtator, 2024

schedule 16:36 - 24 Shtator, 2024

Padyshim që ishin minuta të mallkuara.

Dy dëmtime të profilit tepër të lartë në futboll ndodhën në të njëjtën ditë, me “fatkeqët” që ishin portieri i Barcelona, Marc-Andre Ter Stegen, dhe mesfushori i Manchester City, Rodri.

“Gardiani” i “Katalanasve” e pësoi pas një daljeje në ndeshjen që Barça e luajti dhe e fitoi 5-1 në fushën e “Nëndetëseve të Verdha”, të Villarreal, ku edhe pse fitorja ishte tepër e thellë, dhe një provë se skuadra e trajnerit Hansi Flcik mund të cilësohet favorite në La Liga këtë sezon, sërish dëmtimi i rëndë i Ter Stegen krijoi një atmosferë të rëndë.

Klubi “Blaugrana” njoftoi se “veterani” iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale, dhe se afati i riaftësimit do të shihet nga mënyra sesi do të reagojë tendina e këputur i këmbës së djathtë, teksa

Sipas raportimeve më të fundit të mediave katalanase dhe spanjolle në përgjithësi, Ter Stegen ka mbyllur sezonin, ndërsa mes emrave që mund ta zëvendësojnë është edhe ai I portierit kuqezi, Etit Berisha.

Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsman, e quajti lajmin tepër të keq dhe po konsideron të thërrasë sërish legjendën Manuel Neuer, që i dha lamtumirën Kombëtares.

Po kaq i rëndë edhe lëndimi i Rodri.

Mesfushori i Spanjës u detyrua të dilte nga fusha që në minutën e 21’-të në ndeshjen mes Manchester City dhe Arsenal në elitën e futbollit anglez, Premeir League..

Fatkeqësisht ai ka këputur ligamentin e kryqëzuar të gjurit, dhe kjo do të thotë mungesë e sigurt për një sezon.

Një goditje e rëndë për kampionët e Anglisë, që synojnë të mbrojnë titullin e të fitojnë Champions League, por po ashtu mungesë tepër e madhe për Spanjën, kampionen e Europës në fuqi.

Rodri ndodhet në Madrid ku do të këshillohet me disa specialistë lidhur me riaftësimin. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!