Izraeli vret komandantin e Hezbollahut në Liban

schedule15:37 - 24 Shtator, 2024

schedule 15:37 - 24 Shtator, 2024

Një sulm ajror izraelit në Bejrut ka vrarë komandantin e Hezbollahut, Ibrahim Qubaisi. Kështu u shprehën për Reuters dy burime të sigurisë në Liban.

Sulmi vjen vetëm pak ditë pasi Hezbollahu tha se një komandant tjetër, Ibrahim Aqil, ishte vrarë në periferi të kryeqytetit.

Izraeli dhe Hezbollahu, grupi libanez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – kanë këmbyer zjarr ndërkufitar pothuajse çdo ditë që kur nisi lufta në Gazë më 7 tetor.

Por, bombardimet e 23 shtatorit në Liban deri më tani shënuan përshkallëzimin më të madh, që nga lufta e vitit 2006 mes Izraelit dhe Hezbollahut, grup që mbështetet nga Irani./abcnews.al