Një burrë rreth të 50-tave në Korenë e Jugut ka rrëfyer se ka vrarë partneren e tij dhe më pas e ka varrosur në çimento që përdori për ballkonin e shtëpisë së tij, 16 vite pas zhdukjes së saj.
Burri u tha oficerëve se e goditi partneren e tij të atëhershme në kokë me një objekt të mprehtë gjatë një debati. Më pas e vendosi trupin e pajetë në një valixhe, të cilën e groposi nën një shtresë çimentoje dhe tullash në ballkonin e shtëpisë së tij në qytetin jugor të Geoje.
Krimi u zbulua kur një punëtor zbuloi trupin gjatë punës në ballkonin në fjalë. Identifikimi i gjurmëve të gishtave u krye pasi trupi i pajetë kishte mbetur pjesërisht i paprekur ndërsa ishte brenda valixhes. Autopsia tregoi se shkaku i vdekjes ishte lëndimi me forcë në kokë.
Sipas policisë, vrasësi vazhdoi të jetonte në banesë për 8 vite përpara se të arrestohej për posedim droge në vitin 2016./abcnews.al


