“Jam frymëzuar nga rebelimi i hallës sime, Lume Blloshmi”, me lot në sy balerini zbulon dëshirën e piktores së ndjerë

schedule11:35 - 24 Shtator, 2024

schedule 11:35 - 24 Shtator, 2024

Baleri i njohur Edi Blloshmi, shumë pak e dinë, por është dhe nipi i piktores së madhe Lume Blloshmi, e cila u nda nga jeta si pasojë e Covidit katër vite më parë.

Ai ka folur i emocionuar në emisionin “Pas Mesnate” për marrëdhënien që ka pasur me hallën, duke theksuar se është frymezuar nga rebelizmi i saj.

“Kam pasur një marrëdhënie shumë speciale me të. Unë isha më i vogli te familja, vëllai u rrit me atë, motra me atë. Unë kam qene më i largët si fëmijë sepse isha më i vogli, por sepse bëra dhe shkollën e baletit. Edhe më shumë shikon shkollën se shoqërinë dhe familjen. Këto vitet e fundit, kur familja ime u largua në Amerikë dhe unë erdha në Europë, unë isha familjari më i afërt i Lumes. Unë kam qene ai që jam munduar të vijë 5 herë në vit për shoqërinë, vetëm për Lumen, ky ishte synimi që unë ta takoja dhe mos ta lija vetëm. Ka qene një person që më frymëzonte gjithmonë kur e takoja. Ishte një karakter rebel dhe kjo më pëlqente. Nuk ka shumë gra si ajo në botë. Gjithmonë më fliste për artin dhe mësoja shumë nga ajo. Vetëm e dëgjoja, dhe gjithmonë më propozonte hajde bëjmë këtë projektin sepse më respektonte shumë mua si artist.

Unë vetë kur shoh pikturat e Lumes këto vitet e fundit, po kërkoj një lloj frymëzimi, mënyra se si ka përdorur linjat, ngjyrat, është e jashtëzakonshme. Po kërkoj një lloj frymëzimi sepse një ditë kam dëshirë të bëj diçka”.

Me lot në sy, Edi ka kujtuar dhe përfaqësimin e Shqipërisë në Bienalen e Venecias nga halla e tij, duke shtuar se dëshira e Lumes ishte që arti i saj të mos zhdukej kurrë.

“Ishte një nder të shoh hallën time në Venecia. Dëshira e saj ishte që arti i saj të mos zhduket kurrë dhe të vazhdojë gjithmonë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!