Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Stërvitje e përbashkët ushtarake/ Shqipëri-Britani, Vëngu: Bashkëpunim në interes të NATO

schedule10:22 - 24 Shtator, 2024

schedule 10:22 - 24 Shtator, 2024

Shqipëria vijon të forcojë sigurinë dhe të shtojë kapacitet ushtarake. Në ditën e stërvitjes së përbashkët mes trupave shqiptare dhe britanike, Ministri shqiptar i mbrojtjes thotë se të dy vendet po bashkëpunojnë dhe punojnë për interesat strategjike të Aleancës veri atlantike.

“Angazhimi në këtë stërvitje është padyshim jo vetëm një nevojë e të dyja forcave por edhe një përgjigje ndaj realitetit të sigurisë në rajonin tonë. Këto ndërveprime krijojnë një shembull të qartë të angazhimit dhe fokusit të vendeve tona në përmirësimin e kapaciteteve, gadishmërisë operacionale dhe infrastrukturës si një kusht për këtë gadishmëri. Vendndodhja gjeografike midis dy vendeve tona ndoshta nuk është e afërt në koordinata por ajo bëhet e papërfillshme kur vjen puna për interesat e përbashkëta strategjike të NATO”.

Gjeneralmajor Arben Kingji theksoi se vendi ynë është në gadishmëri për të shërbyer në operacione me aleatët krahas punës në korridorin e tetë.



Lord Stuart Peach vlerësoi kontributin e Shqipërisë në një kohë kur me luftën në Ukrainë, siguria në Ballkanin perëndimor është prioritet. ⁠

“Ne kemi sjelle kete aktivitet ne jete si pjese te jetes tone. Ne duhet te bashkepunojme per te kuptuar gjeografine e kontinentit tone. Rendesia strategjike e vendit tone qe lidh portet dhe hekurudhat eshte shume e rendesishme”.

Pas 19 vitesh, Shqipëria ka rijetëzuar bazën ushtarake të NATOS në Kuçovë. Krahas rëndësisë së saj strategjike, edhe për rajonin e Ballkanit, baza, do të shërbejë dhe si qendra kryesore për forcat ajrore shqiptare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!