Dy vëllezërit Balla për të dytën herë në Guinness, rrëfejnë eksperiencën në “ABC e mëngjesit”: Po punojmë për një shfaqje tonën

schedule08:46 - 24 Shtator, 2024

schedule 08:46 - 24 Shtator, 2024

Vëllezërit shqiptarë në SHBA, Arnold dhe Artan Balla kanë vendosur një rekord të ri botëror për aftësitë e tyre mbresëlënëse në disiplinën “rolla bolla”. Ata arritën të kryejnë 11 pompa të njëpasnjëshme, duke mbajtur një person mbi një tabelë ekuilibri.

Ky është rekordi i dytë botëror që kanë vendosur së bashku. Në një intervistë për emisionin “ABC-ja e mëngjesit” ata ndanë më shumë detaje nga kjo eksperiencë.

“Gjatë momentit që Arnoldi bën pompat është e vështirë pasi duhet të kuptosh nëse duhet të mbash ekuilibrin apo të kesh mundësi me parë lëkurën që lëviz sa para mbrapa apo të merresh me cilindrin. Unë këtë e kam mësuar nga një profesor në Kinë, e kam bërë më përpara stërvitje me një top .”, u shpreh Artani.
Dy vëllezërit folën edhe për America’s Got Talent, e cila i ka nën menaxhim pas marrjes pjesë në këtë talent show.

“Akoma punojmë me produksionin dhe merret me të gjitha shfaqjet tona ndërkombëtare. Për pjesën e amerikës kemi një menaxher që merren em eventet këtu dhe pjesën ndërkombëtare merret produksioni i American’s Got Talent. Mundohemi që kur nuk kemi kohë të shkojmë në palestër, mundohemi që shfaqjen ta kthejmë në gjysmë shfaqje dhe gjysmë stërvitje.”, u shpreh Arnoldi.

Ata gjithashtu mbajnë rekordin për qëndrimin më të gjatë me sy të lidhur në një rolla bolla të vendosur në kokën e një personi, me një kohë prej 61.95 sekondash.

“Kur hymë në Got Talent na thanë që kjo që bëni ju s’e kemi parë asnjëherë.”, u shprehën ata.

Ata planifikojnë edhe një shfaqje të tyren në vitin 2025.

“Po punojmë edhe për një shfaqje tonën që duam ta sjellim në vitin 2025. Do të jetë pak a shumë si “The Greatest Shoëman”, do të ketë ndërthurje prestigjatori, si një tip cirku por më shumë për një dinner show.”, u shpreh Artani./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!