Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Gara për drejtuesin e policisë, debate në Komisionin e Sigurisë/ Hoxha: Procesi po monitorohet nga ndërkombëtarët

schedule11:42 - 23 Shtator, 2024

schedule 11:42 - 23 Shtator, 2024

Debate në Komisionin e Sigurisë për garën e drejtuesit të ri të Policisë së Shtetit. Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, teksa po raporton në Komision, tha se procesi po monitorohet nga partnerët ndërkombëtarë.

Ky koment erdhi pasi Flamur Noka përmendi disa emra që sipas të cilit janë të lidhur me krimin.

“Në këtë proces, jo do të asistojnë, por partnerët ndërkombëtarë po asistojnë, qoftë misioni europian qoftë ICITAP, janë në proces të plotë të monitorimit të përzgjedhjes së drejtorit të policisë,” tha ministri.



Më herët, ministri njoftoi skualifikimin e katër kandidatëve, përkatësisht Sami Rasha, Shemsi Premci, Ibrahim Disha dhe Hajrulla Xhivini./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!